Pas një fitoreje të fortë në El Clasico ndaj Barcelonës, megjithëse me një diferencë të ngushtë, Real Madridi pritej të...
Month: November 2025
Sot (e shtunë) është në program për t’u zhvilluar ndeshjes e Kombëtares së Kosovës në udhëtim te Sllovenia, në kuadër...
Janë caktuar tashmë edhe zyrtarisht gjyqtarët e ndeshjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë, e planifikuar për të shtunën mbrëma....
Kombëtarja U21 e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në stadiumin “Dasaki Achnas” të Larnakës, në prag të ndeshjes...
Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me intensitet përgatitjet për ndeshjen e parë vendimtare të këtij muaji në kualifikimet e Botërorit 2026 kundër Sllovenisë, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Stozice” në Lubjanë. Edhe në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka vënë theksin te aspektet taktike, duke punuar intensivisht në tranzicionin e lojës mes reparteve. Lajmi më i mirë është se të gjithë futbollistët janë në gjendje të shkëlqyer fizike dhe të gatshëm për lojë, shkruan faqja zyrtare e FFK-së. Atmosfera brenda kampit të Dardanëve është tejet pozitive. Të gjithë e presin me padurim këtë ndeshje me besim të lartë për një rezultat pozitiv, i cili do t’i siguronte Kosovës pjesëmarrjen në 'play-off', por njëherësh do ta mbante edhe në garë për kualifikim direkt. Optimizmin e tyre për sukses e shfaqën pas stërvitjes edhe mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni. Ata e vlerësuan Slloveninë si kundërshtar të vështirë, por paralajmëruan se në ndeshje do të hyjnë vetëm për fitore. "Grupi është duke stërvitur shumë mirë, jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe po e presim me hastret të shtunën. Është një ndeshje si finale dhe secili prej nesh dëshiron të fitojë. Ia dimë aftësinë Sllovenisë, prandaj edhe po përgatitemi shumë mirë. Do të luajmë si në një finale dhe do të shkojmë për tri pikë. Një pikë është e mirë, por kur hyn në fushë luan për fitore dhe ne po shkojmë për fitore", tha Vojvoda. Ndërkaq, Gallapeni tha se këto dy ndeshje janë jetike për Dardanët dhe dëshirojnë të shkruajnë historinë. "Sot ishte dita e katërt e stërvitjes dhe po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kundër Sllovenisë. Atmosfera në grup është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë në mënyrë perfekte. Këto dy ndeshje janë jetike për kombëtaren. Është një motiv shtesë për t’i luajtur sepse e dimë se nëse i fitojmë këto dy ndeshje do të arrijmë diçka historike për Kosovën. Sllovenia është një ekip shumë kompakt në mbrojtje, por edhe atyre u duhen tri pikët dhe po ashtu edhe ne shkojmë për tri pikë, kështu që shpresoj se do të jetë një lojë e hapur", tha Gallapeni. Kombëtarja nesër do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në orët e paraditës, para se të niset drejt Lubjanës, aty ku do të kërkojë fitoren që afron ëndrrën e kualifikimit.
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e enjte) në udhëtim të Andorra ndeshjen më të rëndësishme të kualifikueseve për...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka darkuar sonte me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,...
Në prag të dy ndeshjeve vendimtare të Kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, portieri i Dardanëve, Arijanet Muriç, ishte i ftuari i radhës në “FFK Podcast”. Edhe pse nuk do të mund të jetë pjesë e ndeshjes së parë për shkak të pezullimit nga dy kartonë të verdhë, Muriç shfaqi besim dhe motivim të madh për ekipin, duke theksuar se “Kosova është në garë edhe për vendin e parë”. “Sigurisht, duam të paktën vendin e dytë për të luajtur ‘play-off’-in. Por mendoj se do të jemi në garë me Zvicrën edhe për vendin e parë. Shpresoj kështu. Fillimisht duhet të përqendrohemi në ndeshjen kundër Sllovenisë, jemi në formë shumë të mirë, të gjithë lojtarët janë të shëndetshëm. S’ka lëndime dhe ekipi është i plotë. Vetëm unë s’mund të jem pjesë për shkak të dy kartonëve të verdhë”, tha Muriç, duke shtuar se ekipi është plotësisht gati për dy sfidat e fundit të ciklit kualifikues. Ai nuk e fsheh keqardhjen që nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen kundër Sllovenisë. “Po, sigurisht që më vjen keq. Do të ishte më e lehtë sikur të luaja. Nëse skuadra humb pa mua, më dhemb më shumë”, theksoi ai, por njëkohësisht shprehu besim të plotë te bashkëlojtarët në portë: “Stërviten njësoj si unë dhe japin maksimumin çdo ditë për t’u përmirësuar, prandaj janë gati”. Sa i përket atmosferës në kampin e Dardanëve, portieri i Kombëtares u shpreh optimist: “Ne nuk kemi frikë. Nuk ka tension apo energji negative në ekip për ndeshjen e radhës. Dhe nuk duhet të kemi frikë ta luajmë ndeshjen. Nuk kemi presion, vetëm energji pozitive. Dhe kur i shikoj lojtarët, më duket që të gjithë e ndjejnë njësoj. Të gjithë janë të motivuar, kjo më jep ndjesi shumë pozitive”, shtoi Muriç. Në pyetjen nëse do të ishte i kënaqur me një vend në “play-off”, Muriç u përgjigj: “Sinqerisht, nuk e kam menduar sepse aktualisht po luftojmë për vendin e parë. Nuk jam i sigurt se do të firmosja për vendin e dytë, do të rrezikoja për më shumë”, tha Aro. Ai theksoi se beson fuqishëm në mundësinë e Kosovës për ta mposhtur Zvicrën në ndeshjen e fundit në Prishtinë, në rast se ajo rezulton vendimtare për kualifikim: “Sigurisht. Çdo kundërshtar e ka të vështirë të luajë në Kosovë. Mendoj se kemi më shumë gjasa të fitojmë sesa ata. Ndeshja e parë atje ishte e vështirë, por në Prishtinë është ndryshe. Ndihem shumë mirë të luaj këtu – do e doja shumë një ndeshje të tillë”. Tutje Muriç foli për karrierën e tij me Kombëtaren dhe klubet, duke kujtuar debutimin e tij ndaj Azerbajxhanit dhe disa nga momentet më të veçanta me fanellën e Kosovës. “Ndeshja ndaj Republikës Çeke në Prishtinë ishte shumë e veçantë. Ata ishin në formë të lartë, por ne luajtëm shkëlqyeshëm. Edhe ajo ndaj Suedisë 2–0 ishte shumë e bukur”, u shpreh ai. Portieri 27-vjeçar tregoi edhe për rrugëtimin e tij në klubet evropiane, teksa theksoi se një kohë pauzoi nga futbolli. “Pasi u largova nga Grasshoppers, e ndalova futbollin për rreth 8 muaj”, tha ai, teksa më pas foli për periudhën te Manchester City dhe punën me Pep Guardiolën. “Ai ishte i mrekullueshëm si person për mua personalisht, sepse isha një nga lojtarët më të rinj. Ai ishte i mrekullueshëm. Sigurisht, si lojtar i ri, ndonjëherë bën disa gjëra që nuk janë të mira për futbollistët. Mendoj se Pep gjithmonë ka qenë shumë i mirë me mua, kështu që ai gjithmonë thoshte se do të më mësonte se isha ende i ri, nuk i ndëshkonte futbollistët dhe gjithmonë ishte pozitiv. Ai ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Ishte një ëndërr të stërvitesha me të”, tha Muriç.
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar edhe sot me përkushtim të madh përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës. Seanca e radhës stërvitore është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në ambient pozitiv dhe me intensitet të lartë, teksa përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar. Në këtë stërvitje, Dardanët janë përqendruar kryesisht në aspektin taktik dhe në zbatimin e filozofisë së lojës që përzgjedhësi Foda synon ta aplikojë në ndeshjen e parë të këtij muaji, atë kundër Sllovenisë. Loja me presion të lartë, qarkullimi i shpejtë i topit dhe koordinimi në fazën mbrojtëse kanë qenë disa nga elementet që janë punuar me kujdes nga stafi teknik. Atmosfera brenda grupit është mjaft e mirë dhe ndjenja e besimit për sukses është e lart, teksa futbollistët po përgatiten me motiv të madh për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive dhe për ta mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit historik. Pas stërvitjes janë deklaruar mbrojtësi Albian Hajdari dhe mesfushori Meriton Korenica, të cilët kanë shprehur optimizëm për paraqitjen e ekipit në këto dy ndeshje. “Atmosfera është shumë e mirë. Ne jemi gati. Stërvitja është shumë intensive dhe kualiteti shumë i mirë dhe deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Ne do të përgatisim lojën kundër Sllovenisë për të marrë maksimumin, 3 pikët. Nuk është e lehtë të analizohet kundërshtari, sepse ndeshjen e parë e kemi luajtur këtu në ‘Fadil Vokrri’, kurse tani luajmë në Lubjanë. E dimë se na pret një ndeshje e vështirë, por trajneri është duke na përgatitur shumë mirë që në ditën e lojës ta japim maksimumin”, tha Hajdari. Ndërkaq, Korenica theksoi se përgatitjet po shkojnë sipas planit dhe se ekipi është i gatshëm për sfidat e nëntorit. “Dy ndeshje shumë të rëndësishme për kombëtaren tonë. Bashkëlojtarët po përgatiten maksimalisht për këto dy ndeshje dhe forma e tyre është shumë e lartë. Gjithçka po shkon shumë mirë dhe shpresoj që të marrim rezultate pozitive dhe të bëjmë historinë e Kosovës. Dalëngadalë kemi filluar të punojmë në aspektin taktik. Ne kemi treguar lojëra shumë të mira dhe shpresoj të vazhdojmë tutje me këtë formë të lartë”, tha Korenica.
Thashethemet për një rikthim të Manuel Neuer në ekipin kombëtar gjerman po marrin gjithnjë e më shumë hov. Pas një...
