Al Nassr po punon për një propozim të ri kontrate për Cristiano Ronaldon, me synimin për ta mbajtur yllin portugez...
Month: June 2025
Alejandro Garnacho thuhet se e ka përzgjedhur Chelsean si destinacionin e tij të preferuar nëse largohet nga Manchester United këtë...
Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet në Kampin Nacional në Hajvali për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor. Dardanët do të përballen me Armeninë, më 6 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë, në të njëjtin stadium, kundër Komoreve. Përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion pothuajse të gjithë ekipin, me përjashtim të Ismet Lushakut, Lumbardh Dellovës, Florent Hadërgjonajt dhe Leart Paqaradës, të cilët kanë punuar në mënyrë individuale në hotel për arsye rikuperimi. Mbrojtësi i Luzernit, Ismajl Beka, pas stërvitjes u shpreh i motivuar për miqësoret e radhës: “Jam shumë i lumtur për ftesën dhe seanca e parë stërvitore ka qenë shumë e mirë. Jemi stërvitur mirë dhe atmosfera është shumë pozitive me të gjithë bashkëlojtarët. Shpresoj që kjo atmosferë të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Jemi shumë të motivuar sepse e dimë çfarë cilësie kemi – e kemi dëshmuar edhe kundër Islandës dhe me promovimin në Ligën B. Shpresoj që do t’i fitojmë të dyja miqësoret dhe të arrijmë rezultate pozitive”, tha Beka. Ndërkaq, mesfushori rahovecas i skuadrës rumune Cluj, Meriton Korenica, u shpreh i gëzuar për rikthimin në ekipin kombëtar: “Jam shumë i lumtur që jam sërish pjesë e Kombëtares. Shpresoj që në këto dy ndeshje të japim maksimumin dhe unë do të jem gjithmonë i gatshëm për fanellën dardane. Dua që në ekipin kombëtar të vazhdoj kontinuitetin që e kam pasur me klubin. Këto dy miqësore janë shumë të rëndësishme për të na motivuar edhe më shumë, sepse në kualifikimet e shtatorit duhet të japim maksimumin. Shpresoj që secili nga ne të japë gjithçka nga vetja, sepse ia kemi borxh shtetit tonë”, tha ai. Kosova synon që me këto miqësore të përgatitet sa më mirë për ciklin kualifikues të Botërorit, që do të fillojë në muajin shtator. Kujtojmë që Dardanët janë pjesë e Grupit B dhe do të zhvillojë ndeshje në sistemin vajtje-ardhje kundër Suedisë, Zvicrës dhe Sllovenisë.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka marrë pjesë në një aktivitet në kuadër të shënimit të 1 Qershorit - Ditës...
Përzgjedhësi i Kombëtares A të Kosovës, Franco Foda, në konferencën për media të mbajtur sot, ka folur për grumbullimin e radhës të Dardanëve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Armenisë (6 qershor) dhe Komoreve (9 qershor). Ai theksoi rëndësinë e këtyre sfidave si pjesë e përgatitjeve për ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2026, i cili nis në muajin shtator. “I kemi disa mungesa të rëndësishme, por për ne është shumë e rëndësishme t’i fitojmë këto dy ndeshje miqësore, sepse do të na shërbenin shumë për kualifikimet e Botërorit në shtator. Kam ftuar disa lojtarë të rinj, për të cilët besoj se do ta ndihmojnë shumë ekipin e Kosovës”, theksoi Foda. Edhe pse ndeshjet janë miqësore, trajneri gjerman nënvizoi se qasja e ekipit do të jetë serioze dhe rezultati mbetet prioritet. “Ndonëse këto janë ndeshje miqësore, ne duhet t’i fitojmë të dyja. Aktualisht ndodhemi në një eufori, pasi jemi ngritur në Ligën B të Ligës së Kombeve, por kjo duhet të na shërbejë si energji e akumuluar për suksese të mëtejshme. Do t’u qasemi ndeshjeve me seriozitet të lartë dhe synojmë fitoren”, shtoi ai. Në lidhje me gjendjen e Edon Zhegrovës dhe kur pritet që ai të rikthehet në kombëtare, Foda shtoi: “Me Zhegrovën kam pasur kontakte. Ai ka pasur një lëndim dhe i është nënshtruar një operacioni. Aktualisht ndodhet në fazën e rikuperimit dhe për sezonin e ri kualifikues do të jetë i gatshëm”. Në këtë grumbullim do të mungojnë 10 futbollistë që ishin pjesë e grumbullimeve të mëparshme si: Aro Muriç, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Andi Hoti, Valon Berisha, Edon Zhegrova, Lirjon Abdullahu, Eliot Bujupi, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi. Në vend të tyre, përzgjedhësi ka vendosur t’i japë mundësi disa futbollistëve të rinj dhe të tjerë që rikthehen në ekipin kombëtar pas një kohe. Florian Haxha dhe Bledian Krasniqi janë dy emrat që ftohen për herë të parë në Kombëtaren A, ndërkohë që rikthehen Meriton Korenica, Ismet Lushaku, Kreshnik Hajrizi dhe Ismajl Beka. “Florian Haxha? E kam ndjekur në ekipin e tij dhe paraqitjet e tij më kanë bindur me shpejtësinë dhe ritmin që ka. Ka shënuar disa gola dhe më ka lënë një përshtypje shumë të mirë. Ai është një lojtar i ri dhe ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij gjatë seancave tona stërvitore”, u shpreh Foda. Stërvitja e parë e Kombëtares për këto dy sfida do të zhvillohet sot në orën 17:00 në Kampin Nacional në Hajvali.
Pas triumfit spektakolar të PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit me rezultatin 5-0, Gianluigi Donnarumma ishte një...
