Zyrtare: Senad Alirifa është trajner i ri i Malishevës

Malisheva e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin Senad Alirifa.
Trajneri Alirifa do të jetë në krye të skuadrës për edicionin e ardhshëm.
Ai ishte kryetrajner i Malishevës plot tri vite. Nga Liga e dytë duke e kualifikuar në Ligën e parë. Në Ligën e parë pati suksese impresive duke e lënë skuadrën në krye të tabelës në sezonin pranveror dhe të përgatitur për Superligë.