Zyrtare: Mirel Josa trajner i Vëllaznimit

Skuadra nga Gjakova, Vëllaznimi është bërë me trajner të ri, pasi largoi nga stoli Leotrim Krasniqin.
Në krye të skuadrës nga Liga e Parë të futbollit kosovar është emëruar trajneri i njohur shqiptar, Mirel Josa.
“Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur Mirel Josa.
“Josa nga sot e ka filluar detyren e shefit të shtabit teknik në klubin Kuqezi dhe përgatitjet për sezonën pranverore”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Josa është kampion i pesëfisht në Superiore të Shqipërisë, kurse ka fituar edhe Kupën e Kosovës me Prishtinën.