Zyrtare: David Moyes rikthehet te Evertoni

Trajneri skocez, David Moyes është zyrtarizuar si trajneri i ri i Evertonit.

Skocezi, zëvëndësoi anglezin Sean Dyche, i cili u shkarkua pas ecurisë së tij negative të rezultateve në Premier League.

Moyes, ka qenë edhe më parë trajner i Evertonit ku kishte qenë trajner nga viti 2002 deri në vitin 2013, ku ishte larguar drejt Manchester Unitedit.

Everton, kujtojmë se gjendet në pozitën e 16-të në Premier League, ku ka gjithsej 17 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *