Zyrtare: Ballkani prezanton portierin shqiptar, Andrea Hoxha

Ballkani ka zyrtarizuar përforcimin e parë. Kampionët e Kosovës e kanë nisur merkaton në hyrje me një portier.
Me anë të një komunikate zyrtare, klubi nga Theranda ka njoftuar firmën me Andrea Hoxhën, 23-vjeçarin e lindur në Itali.
Hoxha vjen nga skuadra gjermane e Phonix Lubeck. Ndërkohë ka provuar edhe disa aventura në Zvicër.
Portieri debutoi me Shqipërinë U21 gjatë verës së vitit 2019. Fanellën e kuqezinjve e ka veshur 4 herë.