Xherdan Shaqiri “futbollisti i javës” në Superligën e Zvicrës

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka “ndezur” motorët dhe po shkëlqen me fanellën e Baselit në Superligën e Zvicrës.

Për herë të dytë radhazi, Shaqiri ka fituar çmimin “Futbollisti i javës” në Zvicër.

Shaqiri në javën e 14-të në ndeshjen e fundit me fanellën e Baselit dhuroi një asist në fitoren 1:4 ndaj Yverdon-it.

Shaqiri la futbollin në Amerikë dhe u rikthye në Europë për t’u pensionuar me fanellën e klubit të fëmijërisë.

Gjatë këtij sezoni në Superligë deri tani Shaqa ka zhvilluar 10 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë shtatë asiste.

466621180_962991569208414_3223462678007403196_n.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *