February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Xhaka me Leverkusenin i afrohen finales në Europa League

Leverkuseni ka shkuar në 47 ndeshje pa disfatë në të gjitha garat e edicionit aktual. Leverkuseni i drejtuar nga trajneri Xabi Alonso dhe me Granit Xhakën lider në mesfushë, fitoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës në udhëtim te Roma. Të enjten mbrëma, Leverkuseni fitoi në “Olimpicon” e stërmbushur me shikues, me rezultatin 2:0. Florian Wirtz në minutën e 28-të dhe Robert Andrich në minutën e 73-të, i shënuan golat e fitores për skuadrën gjermane. Granit Xhaka, i cili e kompletoi ndeshjen, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 75-të për shkak të tensioneve mes lojtarëve të të dyja ekipeve. Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *