West Ham pritet ta refuzojë edhe ofertën e dytë të Arsenalit për Declan Rice

Arsenali po has në vështirësi të mëdha për të nënshkruar me Declan Rice.
Mesfushori anglez është prioritet i Topçinjve për mesfushën, por West Ham vazhdon të insistojë për një ofertë më të lartë.
Oferta e parë e Topçinjve ishte rreth 80 milionë euro, por që u refuzua menjëherë nga çekanët.
Arsenali ka bërë një tjetër ofertë prej 75 milionë funteve plus 15 të tjera bonuse, por edhe kjo ofertë do të refuzohet nga drejtuesit e West Hamit.
Fabrizio Romano ka njoftuar se West Ham do ta refuzojë ofertën e dytë të Arsenalit, pasi drejtuesit e klubit londinez mendojnë se bonuset janë të vështira për tu arritur.
Gjithashtu skuadra londineze po pret që në garë të përfshihet Manchester City.
Rice pëlqehet edhe nga Chelsea e Manchester United, por këto dy klube ende nuk kanë bërë oferta zyrtare.