Weghorst kalon te Manchester United

Sulmuesi holandez Wut Weghorst së shpejti duhet të bëhet lojtar i Manchester United.
Futbollisti i Besiktas do të arrijë në Old Trafford në formë huazimi deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes së kontratës.
Weghorst do të kthehet në Premier League, ku ai pati një periudhë të dobët në Burnley përpara se klubi të binte në Championship vitin e kaluar.
Ai më pas u transferua te Besiktas këtë verë, ku shënoi nëntë gola dhe regjistroi katër asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat, duke e vënë atë përsëri në radarin e klubeve më të mira evropiane.
Natyrisht e ndihmoi edhe Botërori, ku shënoi dy gola kundër Argjentinës në çerekfinale. Se negociatat po mbarojnë dhe se transferimi i tij te United është i sigurt, këtë e tregon edhe festa e tij ndaj Kasimpashës kur u dha lamtumirën tifozëve të Besiktasit.