Visar Prelvukaj zgjidhet kryetar i Federatës së Pikados

Visar Prelvukaj edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e Federatës së Pikados së Kosovës.
Prelvukaj përmes llogarisë së tij në Facebook, e ka konfirmuar se ka marr ‘timonin’ e Pikados pas dorëheqjes së kryetarit Arben Sllovinja.
Ky është postimi i tij i plotë Prelvukajt në Facebook:
Të nderuar,Pas dorëheqjes së Kryetarit paraprak z.Arben Sllovinja, dhe pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhorë pranë Shtëpisë së Sportit, unë pa asnjë votë kundër u zgjodha Kryetar i Federata e Pikados e Kosovës (FPeK). Falenderoj të gjitha Klubet dhe Individët për përkrahjen që më keni dhuruar, n’a presin punë të mëdha.Në veçanti, falenderoj Presidentin e Kosovo Olympic Committee z. Ismet Krasniqi i cili pa humbur kohë, më ftoi në takim për të më përgëzuar për pozitën e re. Në takimin e zhvilluar, Presidenti i KOK-ut, ndër të tjera, po ashtu ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar FPeK-un në drejtim të masovizimit të sportit mjaftë atraktiv, pra atë të Pikados.