Vinicius Jr: Kroos gjithmonë i bën gjërat të duken të lehta

Real Madrid mbeti i pamposhtur për ndeshjen e nëntëmbëdhjetë radhazi këtë vit. Vinicius Jr i shënoi të dy golat për Real Madridin në barazimin 2-2 kundër Bayern Munich në “Allianz Arena” në Mynih.

Ky ishte takimi i parë i gjysmëfinaleve në Ligën e Kampionëve dhe ndeshja e dytë në Santiago Bernabeu është pas një jave.

“Nuk mund të bësh një avantazh të madh, sepse të dyja skuadrat kanë cilësi të madhe. Duhet të pushojmë dhe të japim maksimumin për t’u kualifikuar. Kroos gjithmonë i bën gjërat të duken të lehta. Ai më pasoi për golin e parë. Nëse vazhdojmë kështu, do të arrijmë të shkojmë në finale. Jam i lumtur që kam shënuar dy gola. Është koha për ta çuar Real Madridin aty ku i takon, në finale”, tha Vinicius. Braziliani shënoi pesë gola në Champions League këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *