Vieri flet për euro-derbin e Champions-it: Interi duket më i fortë, Leao është gjysma e Milanit…

“Fituesi është ai që kalon”, – titullohet mëngjesin e sotëm “Gazzetta dello Sport” në faqen e parë, duke përcjellë deklaratat e bëra nga ish-sulmuesi Christian Vieri. Ai e ka fjalën për atë që kalon, pra kualifikohet mes Milanit dhe Interit në gjysmëfinalen krejtësisht italiane të Champions League.
Bobo dhe sfida e nesërme: “Interi është më i fortë. Leao është gjysma e Milanit, do të jetë një duel-llotari. Pastaj, nëse kalon në finale, gjithçka mund të ndodhë. Interi arrin më mirë. Në 3 ndeshje ka marrë 9 pikë, me 11 gola të shënuar.
Por a është Milani ai që ishte gati të humbiste me Cremonese apo që fitoi lehtësisht me Lazion? Interi është më mirë mbi të gjitha sepse ka skuadrën më të fortë, duke filluar nga sulmi. Në teori nuk mund të humbasin me askënd. Interi nuk mund të humbasë 11 ndeshje. Ndaj nuk do të habitesha për asgjë.
Futbolli është një kazan gënjeshtrash, një ditë konfirmohesh dhe të nesërmen të nxjerrin jashtë. Interi nuk ka asnjë detyrim për ta fituar Ligën e Kampionëve, si Real Madridi apo Manchester City. Por, të luftojë për titullin e Serie A çdo vit, po”.