Veldin Hoxha afër largimit nga futbolli kroat, Rijeka-s i ofrohen 3 milionë euro nga skuadra arabe

Futbollisti shqiptar, Veldin Hoxha është afër largimit nga elita e futbollit të Kroacisë.
Siç raportojnë mediat kroate, futbollisti i Rijekës është afër të largohet pasi ka marrë një ofertë të mirë nga Shtetet e Bashkuara Arabe.
Klubi i Al Jazira ka ofruar plotë 3 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.
Hoxha është rritur në futbollit kroat, ku ka qenë pjesë e Akademisë së Rijeka-s që nga viti 2017, por një aventurë jashtë Kroacisë do ishte e mirë për të.
Mesfushori sezonin e kaluar zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha garat me Rijekan, duke shënuar kështu gjashtë gola dhe dy asiste.