April 20, 2025

Van Dijk dhe De Jong largohen nga grumbullimi me Holandën, mungojnë ndaj Bosnjës

Van Dijk dhe De Jong largohen nga grumbullimi me Holandën, mungojnë ndaj Bosnjës

Kombëtarja e Holandës do të përfundojë Ligën e Kombeve pa dy yjet e saj.

Bëhet fjalë për Virgil Van Dijk dhe Frenkie De Jong, të cilët Koeman nuk deshi të rrezikojë yjet e tij.

“Si për Frenkie dhe Virgil është më mirë që ata të largohen nga kampi stërvitor në këtë moment. Ky vendim u mor për arsye mjekësore, sigurisht që interesi i lojtarëve ishte i pari”, u deklarua Koeman.

Kujtojmë që Holanda, do të përballet në ndeshjen e saj të fundit ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, me ndeshjen që zhvillohet në Zenicë në orën 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *