May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 15, 2025

Vajzat U17/ Kosova mëson kundërshtarët në Ligën A për Euro 2024

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Ligës A për kualifikimet e Evropianit 2024 për femra në grupmoshën deri 17-vjeç. Në këtë rreth merr pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës, e cila në muajin tetor arriti të fitojë grupin e saj në Ligën B, duke avancuar në Ligën A. Kosova u tërhoq në Grupin A2, ku bëjnë pjesë edhe Finlanda, Portugalia dhe Islanda. Ky rreth i garave përbëhet nga 7 grupe, ku fituesit e secilit grup i bashkohen Suedisë si nikoqire e Kampionatit Evropian, i cili mbahet prej 5 deri më 18 maj. Ndërkohë, skuadrat që përfundojnë në vendin e katërt do të bien në Ligën B për edicionin e ardhshëm kualifikues 2024/25.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *