Vajzat/ Kosova U17 fillon kampin seleksionues për kualifikimet e marsit

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave e ka nisur sot grumbullimin treditor seleksionues në Kampin Nacional në Hajvali.
Ky grumbullim i shërben përzgjedhëses Sanije Krasniqi si parapërgatitje për ndeshjet kualifikuese të marsit, të cilat zhvillohen në Gjermani për Kampionatin Evropian 2025.
Krasniqi ka ftuar gjithsej 20 futbolliste, 5 prej tyre nga diaspora, me të cilat do të komponojë një ekip sa më të fortë dhe konkurrues për ndeshjet ndaj rivalëve të saj. Kosova garon në Ligën A në Grupin A7 dhe për kundërshtar ka Gjermaninë, Austrinë dhe Danimarkën.
Përzgjedhësja Krasniqi beson në perfomancën dhe angazhimin e Dardaneve, me të cilat shpreson në rezultate pozitive të Kosovës, derisa është e lumtur për ardhjet e reja ne ekip. Ndonëse i konsideron të vështira përballjet me kombëtaret rivale, ajo beson në punën e ekipit të saj.
Që në ditën e parë të grumbullimit u vërejt entuziazmi edhe tek të përzgjedhurat e Krasniqit, si dhe optimizmi për të bërë paraqitje të mirë me fanellën dardane. Romesa Shumolli, e cila për herë të parë grumbullohet me Kosovën duket premtuese, ndërsa Agnesa Krasniqi e cila përfaqëson Kosovën tash e disa vite, tregoi për atmosferën pozitive në kamp.
Ciklin kualifikues Kosova e fillon me datë 15 mars, ndërsa përballjen e parë do ta ketë me Gjermaninë.

Më poshtë deklaratat e Sanije Krasniqit, Romesa Shumolli, Agnesa Krasniqi:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *