Ulpiana bëhet pjesë e Superligës, Ademi e përgëzon

KFF Ulpiana 1992 është kurorëzuar me titullin e kampionit në Ligën e Parë në konkurrencën e vajzave. Ceremonia e ndarjes së trofeut dhe medaljeve për futbollistet e Ulpianës 1992 u organizua në nga Federata e Futbollit e Kosovës pas ndeshjes së javës së 21-të, Ulpiana 1992 – Intelektualet (4:1). Trofeun dhe medaljet për vashat lipjanase i ndanë Vjollca Krasniqi, anëtare e KE të FFK-së dhe Agron Shosholli, anëtar i Komisionit të Garave për ligat e vajzave. E për këtë sukses klubin nga Lipjani e ka uruar i pari i FFK-së, Agim Ademi. “Urime KFF Ulpiana 1992 promovimi në Sigal Superligë! Përgëzoj drejtuesit e klubit, stafin e trajnerëve si dhe vashat e Ulpianës për një edicion të suksesshëm e që falë punës së vazhdueshme me plotë meritë arritën të shpallen kampione të Ligës së Parë. Mirë se vjen në Sigal Superligë! Urime!”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.