UEFA dënoi sulmin ndaj presidentit të FFM-së, Muamed Sejdini

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka dënuar ashpër sulmin e ndodhur javë më parë ndaj presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), Muamed Sejdini.
UEFA u ka kërkon autoriteteve lokale të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë.
“Së bashku me FIFA-n, ne do të monitorojmë nga afër situatën brenda komunitetit të futbollit të Maqedonisë së Veriut për të siguruar që federata të mbetet e lirë nga çdo ndërhyrje, në përputhje me Statutet e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe ne do të vlerësojmë vazhdimisht nëse nevojiten veprime të mëtejshme”, thuhet në reagimin e UEFA-s.
Tutje theksohet se një delegacion i përbashkët FIFA/UEFA së shpejti do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut për t’u takuar me zyrtarë sportivë dhe qeveritarë, duke siguruar që pavarësia e FFM-së të ruhet dhe respektohet.