U lëndua në derbi, ja sa do të mugojë Ferran Torres

Futbollisti i Barcelonës, Ferran Torres ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit, ndaj Atletiko Madrid.
Spanjolli u detyrua të largohet nga fusha para kohe.
Sipas asaj që raporton “AS”, Torres do të mungojë për së paku tre javë.
24-vjeçari do të kthehet të luaj në vitin 2025.
Ai ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar pesë gola dhe dhe ka bërë dy asistime.