U largua nga Prishtina, kjo do të jetë skuadra e re e Gentrit Dumanit

Gentrit Dumani së shpejti do të zyrtarizohet tek skuadra e Trepçës ’89.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ kanë mësuar se Dumani ka arritur marrëveshje me këtë skuadër dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij.
Mbrojtësi i majtë ishte pjesë e skuadrës së Prishtinës në stinorin vjeshtor, por u largua për shkak të minutazhës së vogël që kishte.
Dumani njihet ndër vite si një nga mbrojtësit më të dalluar, ku ka luajtur tek disa skuadra të futbollit kosovar.