U hodh shorti për Kupën e Kosovës, skuadrat elitare i shmangen përballjeve të ndërsjella

Sot në praninë e Komisionit të Garave, kryetarit Abdyl Bellopoja e anëtarit Isak Ejupi, administratorit të Superligës dhe Ligës së Parë, Agron Shosholli si dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll. Në këtë rreth të garave janë të përfshira 32 skuadra, të cilat më 5 e 6 dhjetor do të përballen për kualifikim tutje.
Çiftet pas tërheqjes së shortit
Prishtina e Re – Behari Rahoveci – Prishtina Fushë Kosova – 2 Korriku Ramiz Sadiku – Gjilani Suhareka – Trepça Vllaznia – Trepça’89 Dinamo – Vushtrria Flamurtari – Dukagjini Feronikeli 74 – Istogu Dardanët – Drita Liria – Rilindja 1974 Vëllaznimi – Ferizaj Llapi – Phoenix Ulpiana 1932 – Vjosa Malisheva – Kika Drenica – Ballkani