Tuchel me ‘valixhe në duar’, këta janë kandidatët që mund ta pasojnë atë

Bayern Munich's German head coach Thomas Tuchel (C) and his players react during the German Cup (DFB Pokal) second round football match 1 FC Saarbruecken v FC Bayern Munich at Ludwigspark stadium in Saarbruecken, south-western Germany, on November 1, 2023. (Photo by Jean-Christophe VERHAEGEN / AFP) / DFB REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND QUASI-VIDEO.
Thomas Tuchel është në një pozicion të lëkundur te Bayern.
Edhe pse Jan-Christian Dreesen, CEO i bavarezëve, i dha një votëbesim të ri trajnerit pas humbjes ndaj Bochum-it , e vërteta është se, sipas shtypit gjerman, ekipi gjerman po shqyrton çdo skenar dhe tashmë po përgatit alternativa nëse Tuchel përfundon për t’u larguar. Ideja, megjithatë, është që të mbajë trajnerin aktual deri në fund të sezonit.
Florian Plettenberg, gazetar i Sky Sport , jep një rrëfim të disa prej emrave që janë nën syrin e drejtuesve të Bayernit për të pasuar Tuchel. I pari është Xabi Alonso, timonieri i Bayer Leverkusen , lideri i Bundesligës. Megjithatë, do të ishte vetëm një zgjidhje e verës, pra pasi që të përfundojë ky edicion.
Zidane, pa klub që nga viti 2021, kur u largua nga Real Madridi , është një tjetër opsion që kënaq bavarezët. Nga ana tjetër, një rikthim për Hansi Flick, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Barcelonën, duket gjithnjë e më i largët.
Trajneri 58-vjeçar u largua nga bavarezët në vitin 2021 për t’u bërë trajner i Gjermanisë, post të cilin e la në shtator të vitit 2023. Jose Mourinho gjithashtu është emër i diksutuar në Bayern.
Në tavolinë mund të jetë edhe ardhja e një udhëheqësi deri në fund të sezonit. Në këtë rast, Ole Gunnar Solskjaer është një opsion i përshtatshëm.
Bild përmend emra të tjerë që mund të pasojnë Tuchelin: Sebastian Hoeness, i cili ka luajtur për bavarezët dhe aktualisht drejton Stuttgartin, dhe António Conte , i lirë në treg dhe që do të ketë dëshirën për të trajnuar në futbollin gjerman.