May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 6, 2025

Transfermarkt: Argjentina vlen 300 milionë euro më shumë se Kroacia

Finalisti i parë i Botërorit “Qatar 2022” do të mësohet nesër. Nga ora 20:00 do të takohen Argjentina dhe Kroacia në gjysmëfinalen e parë.

Të dyja kombëtaret arritën në këtë fazë të garës pas fitoreve në penallti. Argjentinasit mundën Holandën, derisa Kroacia eliminoi Brazilin.

Gjysmëfinalja do të jetë një duel mes kapitenëve Messi dhe Modric, si dhe portierëve Livakoviç dhe Martinez.

Krahas krahasimeve futbollistike janë gjithmonë interesante edhe krahasimet financiare të dy kombëtareve. Kombëtarja e futbollit e Argjentinës llogaritet në 645 milionë euro, gati 300 milionë më shumë se kombëtarja aktuale e Kroacisë, sipas të dhënave të portalit të specializuar “Transfermarkt”, transmeton Futbolli.info.

Lojtari më i shtrenjtë në radhët e Argjentinës është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i cili vlerësohet në 75 milionë euro. Mbrojtësi i Tottenhamit, Christian Romero vlen 55 milionë euro, ndërsa Lionel Messi dhe mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez, nga 50 milionë euro.

Anësori i Atletico Madridit, Angel Correa vlen 40 milionë euro, ndërsa shoku i tij i klubit, Rodrigo de Paul, 35 milionë euro.

Kombëtarja e Kroacisë në futboll kap vlerën e 377 milionë eurove. Lojtari më i shtrenjtë është mbrojtësi Josko Guardiol, i cili tani vlen 60 milionë euro. Më pas janë Mateo Kovacic (40 milionë), Marcelo Brozovic (35), Mario Pasalic (25), Lovro Mayer (22), Nikola Vlasic (20), Borna Sosa (20), Luka Sucic (20)…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *