Trajneri maroken: Shumë herë na kanë eliminuar, por ne ende jemi në Botëror

Walid Regragui ishte i qetë në konferencën për shtyp para gjysmëfinales kundër Francës. Ai thotë se të gjithë do ta vlerësojnë të çmendur porse ai është i bindur se Maroku mund ta fitojë Botërorin. Ai ka dërguar një mesazh në mediat evropiane për shkak të kritikave për lojën e skuadrës së tij dhe rastësisht e ka çmontuar teorinë e posedimit të topit si mënyrën më të mirë për të fituar.
“Derisa përparon tutje në garë ajo bëhet më e ndërlikuar. Ne do të luajmë kundër kampionit në fuqi, me lojtarë të mëdhenj dhe me trajnerin më të mirë në botë. Besojmë në kualifikim tutje dhe pse jo në fitimin e Kupës së Botës. Nuk jemi të lodhur”, ka theksuar Regragui, transmeton Futbolli.info.
Ai ka folur edhe për mentalitetit e ekipit të tij: “U kam thënë lojtarëve se kemi ardhur këtu për të ndryshuar mentalitetin e kontinentit tonë. Nuk kemi ardhur këtu rastësisht. Ne kemi besim dhe kemi pasur rrugëtimin më të vështirë. Shumë herë na kanë eliminuar, por ne ende jemi këtu. Do të luftojmë për të ecur përpara, për vendet afrikane, për botën arabe. Vendi ynë respekton të gjitha kulturat, ne jemi mirëpritës dhe ndonjëherë nuk kërkojmë asgjë të ndryshojë”, ka shtuar trajneri maroken.
Ai ka folur edhe për sulmuesin francez, Kylian Mbappé dhe duelin e tij me Achraf Hakimi: “Nëse dikush e njeh Mabppén më mirë se unë, ai është Hakimi. Nuk do të bëjmë asgjë të veçantë sepse për fat të keq Franca nuk është vetëm Mbappe. Dembelé është plotësim i përsosur për Kylian. Po duket si një duel i bukur mes Hakimi dhe Mbappés, por nuk duhet të neutralizohet vetëm Kylian. Hakimi është super i motivuar për të fituar ndaj shokut të tij”, ka thënë Regragui.
Ai ka thënë se skuadra e tij ka mentalitet kolektiv dhe në çdo ndeshje luan me pozitivitet.
“Nëse nuk janë të uritur tani kur do të ishin. Skuadra më e mirë, Brazili, tashmë është eliminuar. Gjithçka mund të ndodhë, ne kemi besim, duam ta vendosim Afrikën në krye të futbollit botëror. Të gjitha mundësitë janë. Nuk ka lodhje, ndoshta jemi të çmendur, po jemi të çmendur. Nuk mund të jeni të lodhur në një gjysmëfinale të Kupës së Botës”, është shprehur trajneri maroken.
Mbështetja e tifozëve: “Ne kemi tifozët më të mirë në botë së bashku me argjentinasit dhe brazilianët, ata janë njerëz që mund të vijnë nga kudo në botë për të mbështetur vendin e tyre. Ne do të luajmë në shtëpi dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. në botë”.