Trajneri i Inter Miamit konfirmon interesimin për Luis Suarez

Luis Suarez mund të bëjë më në fund lëvizjen e tij për t’u bashkuar me Lionel Messin në Inter Miami në vitin 2024.

Skuadra nga MLS dëshiron të vazhdojë projektin e tyre ‘mini Barcelona’ në Florida me ardhjen e Messit të ndjekur nga lëvizjet e ish-yjeve të Blaugranave, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Suarez më parë la të kuptohej se dëshira e tij ishte për t’u bërë ish-ylli i katërt i Camp Nou në Miami, por ai mbetet ende në Gremio.

Me Inter Miami të vendosur për të përfunduar sezonin e tyre MLS në ditët në vijim, trajneri i tyre Tata Martino konfirmoi se ata po bëjnë plane të mundshme transferimi, duke përfshirë një tentim transferimi për Suarez.

“Brenda analizës sonë për sezonin e ardhshëm dhe nevojave që mund të kemi, ne kemi një analizë me Luisin dhe pa Luisin”, ka thënë fillimisht Martino për ESPN.

“Kur të vijë koha për të zyrtarizuar situatën e Suarez në Inter Miami, ne do të jemi të përgatitur të shkojmë në drejtimin përkatës”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *