Trajneri i Brazilit: Raphinha mund të jetë fitues i “Topit të artë”!

Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Dorival dje gjatë ditës zbuloi listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit mars.

Ai gjatë një interviste foli edhe për lojtarët e ekipit kombëtar, në veçanti për yllin e Barcelonës, Raphinha.

Dorival mendon se Raphinha mund të jetë kandidat potencial për të fituar “Topin e artë”, duke u bazuar në paraqitjet në këtë sezon.

“Raphinha mund të jetë fitues i “Topit të artë” këtë vit. Ai është një kandidat shumë serioz”, u shpreh Dorival

28-vjeçari me ekipin e Barçës gjatë këtij sezoni në të gjitha garat ka zhvilluar 40 ndeshje, ka shënuar 25 gola dhe ka bërë 18 asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *