Totti pë Yamal: Është shumë i mirë, por ka një problem

Në podcast-in “Viva la Futbol”, legjenda e Romës, Francesco Totti, ka analizuar performancën e Lamine Yamal, yllit të ri të Barcelonës. Totti ka lavdëruar talentin e spanjollit, por ka theksuar një problem kryesor: mungesën e golave.

Totti ka vërejtur se Yamal ka pasur vështirësi në shënimin e golave, duke mos arritur të shënojë në La Liga që nga tetori i vitit të kaluar. “Ai ende shënon pak gola,” tha Totti. “Ai është shumë i fortë, ka shkëlqyer në Euro… Ai dukej se po fluturonte, pastaj ra pak. Ai është shumë i mirë, por ende shënon pak gola.”

Megjithatë, Totti ka pranuar se Yamal ka një talent të jashtëzakonshëm dhe ka shfaqur momente shkëlqimi, veçanërisht gjatë Euro 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *