February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Tottenham triumfon bindshëm në “Old Trafford”, poshtëron Manchester United 0-3

Tottenham Hotspur i dha një tjetër goditje të rëndë Manchester United-it në “Old Trafford”, duke triumfuar me rezultat të pastër 0-3 në xhiron e gjashtë të Premier League. Skuadra e Erik ten Hag përjetoi një tjetër disfatë të rëndë, e ngjashme me humbjen ndaj Liverpool-it në fillim të muajit, kur po ashtu u mposhtën në shtëpi me të njëjtin rezultat.

Fillimi i vrullshëm dhe përjashtimi i Fernandes

Takimi nisi keq për United, pasi pas vetëm tre minutash lojë, Tottenham kaloi në avantazh me golin e Brennan Johnson, i cili shënoi me një finalizim të saktë për 0-1. Për vendasit, situata u përkeqësua edhe më shumë kur kapiteni Bruno Fernandes u përjashtua me karton të kuq direkt pas një ndërhyrjeje të pakujdesshme ndaj James Maddison-it, duke i lënë “djajtë e kuq” me dhjetë lojtarë për pjesën tjetër të ndeshjes.

Kulushevski dhe Solanke vulosin fitoren e Tottenham-it

Në pjesën e dytë, Tottenham dyfishoi epërsinë përmes përfaqësuesit suedez, Dejan Kulusevski, i cili shënoi për 0-2 në minutën e 54-të. Me një lojtar më pak, Manchester United nuk arriti të rrezikonte seriozisht kundërshtarin, dhe përfundimisht u dorëzua plotësisht kur Dominic Solanke, në minutën e 77-të, shënoi golin e tretë pas një aksioni të mirë, duke përfunduar ndeshjen me rezultatin 0-3.Pas këtij goli, Tottenham menaxhoi me zgjuarsi pjesën e mbetur të lojës, ndërsa United dukej i pafuqishëm për të ndryshuar rrjedhën e takimit. Me këtë fitore të merituar, Tottenham arrin në kuotën e dhjetë pikëve dhe pozicionohet në vendin e tetë, ndërsa Manchester United mbetet me shtatë pikë në vendin e dymbëdhjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *