”Ti je një m*t!”, Bellingham ofendon gjyqtarin, rrezikon të dënohet

Real Madrid mbrëmë morri tre pikë të reja, pasi e mposhti Espanyloin me përbysje të rezultatit nga 0-1 në 4-1.
Carvajal, Rodrrygo, Vinicius Jr dhe Mbappe ishin golashenues për klubin mbretëror.
Por gjatë kësaj ndeshje, Jude Bellingham u filmua duke fyer gjyqtarin, pasi mori një karton të verdhë.
Mesfushori anglez ishte i tensionuar dhe u ndeshkua me karton të verdhë pasi protestoi për një ndërhyrje nga kundërshatari i tij.