Tevez në rolin e trajnerit, e gjuajn me bukë, veprimi i tij bëhet viral

Carlos Tevez po vazhdon aventurën e tij si trajner në Primera División të kampionatit argjentinas me skuadrën e Independientes.
Skuadra e tij nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Argentinos Jrs.
Të pakënaqur me rezultatin, tifozët e skuadrës së tij hodhën gjësende në drejtim të pankinës.
Ndër të tjera, Tevez është gjuajtur edhe më një copë bukë. Ai e mori bukën dhe e puthi, gjest i cili u bë viral më pas.
