Tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, Drita luan ndaj Prishtinës

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është tërhequr shorti për gjysmëfinalet në Kupën e Kosovës.
Ballkani do të luajë derbin kundër Suharekës, kurse Drita do të përballet me Prishtinën.
Ndeshjet në kupën e Kosovës luhen me sistem me vajtje – ardhje.