February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Ten Haag dhe Rashford në mbrojtje të Fernandesit: Askush nuk është perfekt

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Haag dhe ylli i tij i parë, Marcus Rashford, i kanë dalë në mbrojtje Bruno Fernandes pas të gjitha kritikave që ai mori pas humbjes katastrofike 7-0 nga Liverpool.

Ten Haag ka konfirmuar se Fernandes do të mbetet zëvendës-kapiteni i ‘Djajve të Kuq’ pas Harry Maguire, edhe pse ai pranon se ka bërë “gabime” kundër Liverpool.

“Po, ai mbetet padyshim zv/kapiten. Ai ka pasur një sezon të mrekullueshëm, një rol shumë të rëndësishëm në skuadër dhe ne jemi në pozicionin ku jemi sepse ai i jep të gjithë energjinë ekipit, jo vetëm me vrapimin në fushë, por edhe me këshilla për lojtarët, me frymëzim. Askush nuk është i përsosur, të gjithë bëjnë gabime dhe ne duhet të mësojmë prej tyre, diçka që ai do ta bëjë sepse është inteligjent. Jam i lumtur që kam Bruno Fernandesin në ekip dhe ai është kapiten kur Harry nuk është në fushë”, tha Ten Haag.

Edhe Rashford mbrojti Fernandesin, duke mohuar se skuadra “u dorëzua” në pjesën e dytë kundër Liverpool.

“Ne nuk u dorëzuam, kjo është marrëzi. Po, ishim të çorganizuar, me komunikim të dobët dhe për këtë arsye i pranuam ato gola. Ne u përpoqëm të ktheheshim në lojë pas 2:0 dhe 3:0, por sikur nuk ishim dakord se çfarë duhej bërë. Dua të luaj me Brunon. Për një sulmues si unë, ai është lojtari perfekt. Ai ishte një lider i mirë për ne edhe kur nuk ishte kapiten. Ndonjëherë dëshironi të fitoni aq shumë sa të bëni disa gjëra që nuk janë në karakterin tuaj. Si skuadër duhet ta mbështesim sepse ai është një lojtar fantastik për ne”, tha Rashford.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *