Tata Martino largohet nga bankina e Meksikës

Trajneri i skuadrës së futbollit meksikan, Gerardo Tata Martino, ka thënë mbrëmë në Doha se pranon përgjegjësinë për dështimin dhe eliminimin nga Botërori pas fazës së grupeve dhe se po largohet nga bankina e kësaj kombëtareje.

“Unë jam përgjegjës për zhgënjimin që përjetuam. Unë pranoj përgjegjësinë për këtë dështim. Kontrata ime skadoi në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit të fundit dhe kaq”, tha Martino.

Në xhiron e tretë të fundit të Grupit C, Meksika mposhti Arabinë Saudite me rezultat 2:1, por pavarësisht fitores e përfundoi pjesëmarrjen në Botëror si vendi i tretë në grup.

Kombëtarja e Meksikës fitoi katër pikë, po aq sa Polonia e vendit të dytë, por polakët avancuan për shkak të një golavarazhi më të mirë.

“Ne dominuam, krijuam raste. Mund të kishim shënuar edhe disa gola, por nuk ia dolëm”, tha Martino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *