February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Talenti i madh trondit rajonin, Dino Klapija në vend të Kroacisë e Bosnjës ka zgjedhur Kosovën

Talenti i madh i futbollit, Dino Klapija (18-vjeç), sipas raportimeve të mediave, ka vendosur që në të ardhmen të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës.

Edhe pse në kategoritë e reja ka veshur fanellën e Kroacisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi ku është lindur, sulmuesi i RB Leipzigut, Dino Klapija, në të ardhmen pritet të luajë për Kosovën.

Kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por sipas mediave, Federata e Futbollit të Kosovës është në fazën përfundimtare të përmbylljes së këtij procesi me talentin e madh.

“18-vjeçari i RB Leipzigut, Dino Klapija, i cili aktualisht luan për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së shpejti mund t’i bashkohet Kosovës”, thuhet në raportime thekson portali nga Sarajeva “SportSport.ba

Ky sulmues ka pasur një zgjedhje të gjerë sa i përket kombëtareve. Deri më tani ka luajtur për SHBA-të dhe Kroacinë, për të cilën në vitin 2023 mori shtetësinë për shkak të origjinës së gjyshes nga Zara.

Prindërit e tij janë me prejardhje nga Bosnja e Hercegovina. Ai është përmendur edhe si një mundësi për përfaqësimin e Bosnjës, por duket se Federata e atjeshme nuk ka treguar interesim të madh për të.

Në bazë të prejardhjes, Klapija mund të luajë gjithashtu për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, por sipas burimeve nga Kosova, ai ka vendosur tashmë për Dardanët.

Në Kosovë ka ngjallur vëmendje edhe fakti që Klapija ka ndarë në Instagram rezultatin e fitores historike të Kosovës ndaj Suedisë (1:0), ndërsa sot kanë dalë informacionet se ai pritet të bashkohet me përfaqësuesen kosovare.

Aktualisht, Dino Klapija është pjesë e RB Leipzigut, ndërsa klubi gjerman kishte paguar plot 5.2 milionë euro për kartonin e tij ndaj Kustoshijës kroate.

Fillimisht, ai ishte afër kalimit te Dinamo Zagreb, por bashkë me menaxherin Andy Bara kishin vendosur që ta vazhdojnë rrugën përmes Kustoshijës – një vendim që rezultoi i suksesshëm.

“Klapija konsiderohet si një nga sulmuesit më premtues të brezit të tij dhe shumëkush pret që ai të ketë një karrierë të ndritur. Tani mbetet të shihet nëse ajo karrierë do të ndërtohet me fanellën e Kosovës apo nëse kjo është vetëm një “bombë” mediatike nga Prishtina”, thekson SportSport.ba.

Tutje ky portal shkruan se Kombëtarja e Kosovës tashmë ka ndërtuar një ekip jashtëzakonisht të fortë, që është afër kualifikimit në “play-off”-in e Botërorit 2026, ku gjithçka është e mundur.

“Në këtë ekip po bashkohen talente nga e gjithë bota, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës po bën një punë të shkëlqyer për të afruar të gjithë lojtarët me origjinë kosovare — dhe rezultatet po flasin vetë. Dino Klapija duket se është objektivi më i ri i FFK-së, dhe nëse bashkohet me Dardanët, do të ishte një përforcim i madh për repartin ofensiv të kësaj skuadre”, thekson tutje SportSport.ba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *