Surprizë nga Madridi: Florentino Perez largohet nga drejtimi i Realit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të tërhiqet nga kjo detyrë në vitin 2025, ka raportuar gazetarja Siri Lopez, e kanë raportuar edhe media të tjera spanjolle.

Sipas këtyre informacioneve, gjëja e fundit që duhet të bëjë në “klubin mbretëror” do të jetë rikonstruksioni i stadiumit ‘Santiago Bernabeu’.

Perez kaloi gati njëzet vjet në krye të Real Madridit në dy mandate. Ai drejtoi fillimisht klubin nga viti 2000 deri në 2006, duke u rikthyer pas një pushimi të shkurtër në 2009.

Të dy mandatet e tij do të mbahen mend për rekrutimin e futbollistëve më të mirë të botës në atë kohë, ndaj skuadra e drejtuar prej tij në popull quhej “galaktikë”.

Në mandatin e parë ka transferuar futbollistë si Figo, Beckham, Ronaldo Nazario, Zidane, Owen… Pas kthimit në klub ka sjellë në afatin e parë kalimtar Cristiano Ronaldon dhe Ricardo Kakën.

Me të si president, Real Madridi fitoi 30 trofe, duke përfshirë gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *