Superliga U21; Ferizaj, Drita e Ballkani e nisin me fitore

Ka filluar edicioni i ri edhe në Superligën U21. Ferizaj U21 ka debutuar me fitore në këtë ligë, pasi e ka mundur Feronikelin 74, me rezultat 2:0. Ndërkohë, Ballkani e Drita janë treguar të pamëshirshme për kundërshtarët e tyre të javës së parë. Ballkani U21 e ka mposhtur Dukagjinin, 5:0, derisa Drita i ka shënuar tetë gola në portën e Malishevës (8:1). Dy ndeshjet e tjera zhvillohen nesër, ku takohen Prishtina-Suhareka dhe Llapi-Gjilani.