February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Superliga luan nesër, por sot kemi ndeshje interesante në Ligën e Parë

Të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll zhvillohen nesër nga ora 15:00.

Kurse sot në program janë të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë, në dy grupet.

Do të ketë ndeshje interesante, duke filluar nga takimi, Feronikeli 74 – Trepça dhe Liria – Drenasi, që në fakt te këto dy ndeshje është fokusi më i madh për shkak se luftohet për pozitën e parë në tabelë.

Në grupin B, ndeshje interesante do të jetë ajo mes Fushë Kosovës dhe Ramiz Sadikut, e cila luhet në stadiumin “Ekrem Graiçevci”, e ku ‘Pampurat’ në rast të fitores i gëzohen titullit të kampionit dhe rikthimit në Superligë.

Vushtrria luan ndaj Kikës, kurse Flamurtari pret Vjosën. Të gjitha këto ndeshje nisin nga ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *