Superkupa e Italisë luhet në Arabinë Saudite, Milan apo Inter, kush do të triumfojë?

Një përplasje titanësh do të ndodhë sonte në Riyadh të Arabisë Saudite. Milani dhe Interi do të ndeshen për trofeun e madh të Superkupës së Italisë.

Kuqezinjtë vijnë në këtë finale si fitues të Serie A, ndërsa zikaltrit janë si fituesit e Kupës së Italisë. Finalja e parë e sezonit 2022/23 në Itali, do të luhet në Arabinë Saudite.

Stadiumi i cili do të presë derbin e Milanos është “King Fahd”, në të cilin do të jenë të pranishëm plot 69, spektatorë. Tekniku i Interit, Simone Inzaghi, do të zbresë në fushë sonte me disa mungesa të rëndësishme në formacion. Romelu Lukaku dhe Marcelo Brozovic nuk do të jenë në dispozicion të teknikut italian në finale për shkak të dëmtimeve.

Nga ana tjetër e njëjta gjë vlen dhe për Stefano Piolin i cili ka mungesa në 11-shen e tij. Jashtë për Milanin do të jetë gardiani, Mike Maignan, që vijon të jetë i dëmtuar. Po ashtu dhe Ibrahimovic, Krunic dhe Florenzi që nuk do të luajnë për shkak të dëmtimeve.

Hera e fundit që dy ekipet e Milanos janë përballur në një finale Superkupe të Italisë, daton në vitin 2012. Në atë mbrëmje trofeun e ngriti në qiell skuadra kuqezi nën drejtimin e teknikut Massimiliano Allegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *