Suhareka përmbys Gjilanin në një ndeshje dramatike dhe triumfon 3:2

Suhareka arriti një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Gjilanit, duke fituar 3:2 në një ndeshje të mbushur me emocione dhe tension. Ndeshja e zhvilluar në Suharekë në kuadër të xhiros së katërt në Superligë nisi me ritëm të lartë dhe dy gola të shpejtë nga të dyja ekipet. Robert Rrahmani i dha epërsinë Gjilanit në minutën e 15-të, por vetëm dy minuta më vonë, Mevlan Zeka barazoi shifrat për Suharekën.

Gjilani rifitoi avantazhin në minutën e 38-të kur Senad Jaroviq realizoi me kokë pas një asistimi nga Robert Rrahmani. Megjithatë, në minutën e 42-të, Gjilani mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Kushtrim Shabanit, i cili mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të pakujdesshme ndaj Lorik Boshnjakut.

Pavarësisht disavantazhit numerik, Gjilani shkoi në pushim me rezultatin 2:1, por Suhareka nuk u dorëzua. Në minutën e 80-të, Nikola Stepoviq barazoi rezultatin në 2:2, duke shënuar me një goditje të saktë brenda zonës. Fitorja e madhe e Suharekës u vulos në minutën e 86-të kur Arvanit Rexhaj shënoi golin e triumfit, duke i dhënë ekipit vendas tri pikë të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *