Spektakël i vërtetë, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki

Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjet e radhës në UEFA Nations League i zhvillon gjatë muajit nëntor dhe si kundërshtarë do ta ketë Republikën e Çekisë dhe Ukrainën.

Të dy ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

Në takimin e parë ndaj Kombëtares çeke, janë shitur të gjitha biletat dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë. Sidomos pasi në Pragë u paraqiten disa banera kundër shqiptarëve.

Ndeshja ndaj Çekisë zhvillohet, më 16 nëntor nga ora 20:45, kurse ajo ndaj Ukrainës, më 19 nëntor.

Kujtojmë se ekipi i Sylvinhos ende ka gjasa për ta zënë pozitën e parë në tabelë, pasi ka vetëm një pikë (6) më pak se lideri Çekia (7) në Grupin 1, të Ligës B

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *