February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Spalletti: Le të presim edhe pak përpara se të hapim shampanjën

Me fitoren ndaj Juventusit, Napoli bëri një hap shumë të rëndësishëm drejt titullit. Megjithatë, edhe në eufori, trajneri Luciano Spalletti thotë se “duhet të presim edhe pak para se të hapim shampanjën”.

“Kjo është një fitore e rëndësishme në rrugën drejt fitores finale, ndaj është normale që lojtarët të festojnë. Kur ju fitoni një ndeshje si kjo në kohën shtesë, fati është edhe më i madh. Por duhet të presim edhe pak përpara se të hapim shampanjën”, tha Spalletti.

Lojtarët e Napolit kanë mposhtur mbrëmë në Torino Juventusin me rezultat 0:1. Elif Elmas gjeti në mënyrë fantastike Giacomo Raspadorin, i cili shënoi në minutën e tretë të shtesës.

Napoli është në krye të tabelës me 78 pikë, 17 më shumë se Lazio i vendit të dytë, me gjashtë xhiro para fundit të kampionatit.

Fundjavën e ardhshme Napoli do të ketë mundësinë e parë për të konfirmuar matematikisht “Scudetton” dhe 64-vjeçari Spalletti do të bëhet trajneri më i vjetër që ka fituar titullin e Serie A dhe do të thyejë rekordin e vendosur nga Maurizio Sarri në vitin 2020, kur ishte kampion me Juventusin në moshën 61-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *