Sot zhvillohet ndeshja e katërt finale mes Trepçës dhe Pejës
Skuadra e Trepçës e ka fituar ndeshjen e tretë ndaj Pejës në ‘Minatori’.
Mitrovicasit e kanë rikthyer epërsinë e ndeshjeve të fituara në 2 me 1.
Ndeshja e katërt mes dy skuadrave zhvillohet të dielën në palestrën ‘Karagaçi’, atje ku herën e fundit Peja kishte fituar bindshëm ndaj Trepçës.
Në rast se Trepça e fiton ndeshjen, atëherë do ta festonte titullin kampion, kurse në rast të fitores së Pejës, gjithçka do të vendoset më pas në ndeshjen e pestë.
Biletat kanë dalur në shitje sot nga ora 14:00, kurse ndeshja zhvillohet sot me fillim nga ora 17:15.
