February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Sot zhvillohen dy ndeshje të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot (e shtunë) fillojnë ndeshjet e xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe dy përballje janë në program për t’u zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Xhiro e 13-të është planifikuar të zhvillohet gjatë tri ditëve, me dy ndeshje sot dhe dy ndeshje të dielën, pasi ndeshje e së hënës mes Dritës dhe Prishtinës është shtyrë. 

Ndeshja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të Drenicës dhe Ballkanit, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Bajram Aliu në Skenderaj. 

Në ndeshjen tjetër, Llapi është nikoqir i Prishtinës së Re në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti.

Të dy ndeshjet janë planifikuar të fillojnë nga ora 13:00, ashtu sikurse dy ndeshjet e ditës së nesërme: Malisheva-Gjilani dhe Ferizaj-Dukagjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *