Sot superdueli Gjilani – Ballkani

Sot, Gjilani dhe Ballkani do të përballen në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll. Skifterat, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Llapit në udhëtim, do të kërkojnë të rrisin nivelin e performancës së tyre. Nga ana tjetër, Xhebrailat arritën një fitore të rëndësishme ndaj Dukagjinit në shtëpi dhe do të përpiqen të vazhdojnë në formë të mirë.

Suharekasit, të cilët u eliminuan nga Larne në Ligën e Konferencës gjatë mesjavës, kanë nevojë për një fitore në këtë ndeshje për të përmirësuar moralin e skuadrës së trajnerit Ilir Daja. Ndërkohë, kuqebardhët janë më të motivuar se kurrë dhe, pas ndryshimeve të fundit në skuadër, shpresojnë ta ndjekin titullin kampion për herë të parë në historinë e klubit.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 17:00 në fushën me bari sintetik në Gjilan, dhe pritet të jetë një përballje e fortë për të dy ekipet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *