Sot nuk ka futboll në Katar, por ka superderbi në Kosovë

Botërori “Qatar 2022” tashmë ka hyrë në fazën finale. Sot dhr nesër nuk do të ketë ndeshje, pasi gjysmëfinalet Kroaci-Argjentinë dhe Marok-Francë do të luhen të martën, përkatësisht të mërkurën. Megjithatë, sot adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të përcjellin superderbin e futbollit kosovar, atë ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës. Kjo është ndeshje e mbetur e javës së 14-të në AlbiSuperligë, e cila do ta mbyllë pjesën vjeshtore në futbollin tonë.

Kampioni në fuqi i Kosovës synon fitoren në mënyrë që të marrë vendin e parë dhe të dal kampion vjeshtor.

Portokallezinjtë në këtë takim vijnë pas fitores së thellë në udhëtim te Llapi 0-3, derisa me një fitore identike e ka arritur edhe Prishtina në ndeshjen e fundit ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë.

Ndeshja Ballkani – Prishtina fillon në orën 13:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në kanalin ArtSport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *