Sot nisin Lojërat Olimpike Verore në Paris

Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do ngre zyrtarisht siparin sonte në orën 19:30 minuta, me ceremoninë e hapjes në Paris që do të zgjasë 4 orë, një veprimtari që do të bëjë bashkë 10. 500 sportistë nga e gjithë bota, në mesin e të cilëve edhe 9 sportistët nga Kosova dhe 8 sportistë nga Shqipëria. RTK dhe RTSH janë ekranet shqiptare që do të transmetojnë këtë ngjarje të madhe , festimet e së cilës nuk zhvillohen si gjithnjë në stadium, por do të jenë 160 varka me të cilët sportistët pjesëmarrës do të lundrojnë nëpër lumin Senë. 206 janë vendet që marrin pjesë, dhe do të garohet në 32 disiplin, e ku do të ndahen 329 medalje të arta. Garat zhvillohen në 35 zona, Pentatloni modern dhe garat me kuaj do të zhvillohen para Kështjellës së Versajës, futbolli luhet në stadiumet e gjithë vendit, ndërsa hendbolli do të luhet në Lilë. Surfistët i zhvillojnë garat jashtë kufijve të Francës, në Tahiti, ishullin më të madh të Peloponezit francez, por pjesa më e madhe e sportistëve garon në qendër të Parisit. Entuziazëm të madh pritet të kenë volejbollistët e rërës, sepse luajnë në fusha me pamje nga Kulla Eifel.