Sot Kuvendi i FFK-së, ja ku transmetohet

Sot në selinë e FFK-së, në orën 11:00, do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i kësaj federate. Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë miratimi i Statutit dhe akteve tjera normative të nevojshme. Sipas njoftimit të FFK-së draft-Statuti është hartuar nga muaj prill i vitit të kaluar nga ekipi i përbërë prej tre zyrtarëve të UEFA-s, dy zyrtarëve të FIFA-s dhe nga komisioni i ekspertëve të FFK-së, në harmonizim të plotë me statutet e dy institucioneve të futbollit. Punimet e Kuvendit të FFK-së do të transmetohen në kanalin zyrtar të FFK-së në Youtube.

Tri klube të Superligës janë deklaruar kundër këtij draft-Statuti, pasi sipas tyre sërish janë evidentuar paqartësi, por ekspertët që kanë punuar në hartimin e këtij drafti dhe u.d.sekretari i përgjithshëm i FFK-së kanë këmbëngulur se Statuti që pritet të votohet sot është tejet i avancuar dhe në përputhje me statutet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *