Sot fillon java e tetë e Superligës, Ferizaj pret Dukagjinin

Sot fillon java e tetë e Superligës së Kosovës në futboll dhe në program është vetëm një ndeshje.
Ferizaj në krizë, pret në shtëpi Dukagjinin.
Kjo ndeshje nis nga ora 15:00 dhe dy skuadrat kërkojnë pikët e plota për t’u rikthyer me rezultate pozitive.
Ferizaj ka grumbulluar deri tani vetëm katër pikë, kurse Dukagjini me trajnerin Ismet Munishi ka vetëm gjashtë pikë dhe gjenden në pozitat poshtë tabelës 9 dhe 8-të.