Sot e kemi një derbi në Superligën e Kosovës, Prishtina e pret Dritën

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës sot zhvillojnë ndeshjen e mbetur në Superligën e Kosovës.

Klubi nga kryeqyteti e pret në “Fadil Vokrri” skuadrën nga Gjilani.

Takimi zhvillohet nga ora 17:00.

Kujtojmë që këto dy skuadra janë takuar një herë gjatë këtij sezoni dhe “Intelektualët” kishin fituar me rezultatin 3:0 në shtëpi.

Në rast se Drita fiton sot, shkon në kuotën e 24 pikëve dhe bëhet lider i Superligës. Kurse nëse fiton Prishtina, shkon në kuotën e 22 pikëve dhe barazohet me dyshen, Ballkani dhe Malisheva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *